Mbi 38 mijë raste të gripit sezonal nga tetori në Kosovë

Mbi 38 mijë raste të gripit sezonal janë regjistruar nga 2 tetori e deri më 7 janar, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që ka lajmëruar se vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5700 raste dhe se kjo paraqet kalimin e pragut epidemik.

“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasive të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Pos 40 mijë rasteve me grip, janë regjistruar edhe gati 5 mijë raste të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator.

Në këtë periudhë, janë testuar 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19. Nga to 63 kanë dalë pozitive (19.32 për qind).

IKSHPK-ja ka treguar edhe masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal. Aty ka thënë se parandalimi më i mirë bëhet përmes vaksinimit. Ky institut ka thënë se i ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës dhe se ato mund të merren në çdo komunë. Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.

Ndërsa si masa praktike për parandalimin e përhapjes, IKSHPK-ja ka përmendur maskat mbrojtëse, distancën fizike, higjienën e duarve, evitimin e kontakteve e që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika