Mbi 4 mijë viza pune janë lëshuar nga ambasada gjermane për 2021

Brenda vitit 2021, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar gjithsej 34 mijë viza të të gjitha kategorive, nga të cilat 4 mijë e 442 ishin viza pune.

Kështu ka njoftuar ambasada në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin, ku tregohet se në mesin e këtyre vizave, 17 mijë prej tyre janë lëshuar për qëndrime afatgjata.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë i ka lëshuar rreth 34 mijë për të gjitha kategoritë. Këtu përfshihen 17 mijë viza afatshkurtra dhe rreth 17 mijë viza për qëndrime afatgjata për qëllime të bashkimit familjar, viza të punësimit, studimit, etj. Në shifër përfshihen edhe 4 mijë e 442 viza pune”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Sipas statistikave të dërguara nga ambasada, shumica e vizave të tjera nacionale, të lëshuara në vitin 2021 kanë qenë për qëllime të bashkimit familjar.

Ky trend i kërkesës për viza po shihet me shqetësim nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Si PDK e konsiderojmë mjaft shqetësues faktin se të rinjtë tanë çdo ditë kërkojë viza për të shkuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Por, kjo kërkesë është rritur për shkak të vështirësisë për të jetuar në Kosovë, rritjen e çmimeve të produkteve bazike, rritjen e energjisë elektrike, paga të ulëta e shumë faktorë tjerë”, ka deklaruar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

Edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fajtorë e konsiderojnë Qeverinë për largimin e të rinjve nga Kosova.

Sipas Muhamet Hamitit nga LDK, qytetarët e të gjitha profesioneve janë të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Kemi raste të largimit të profesionistëve shëndetësor, inxhinierëve e të tjerë. Kemi një Qeveri që nuk ka program qeverisës, nuk ka program për zhvillim ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës”, deklaroi Hamiti.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se Qeveria nuk ka ndonjë strategji për të ndaluar këtë dukuri.

“Të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në Kosovë pasi e kanë të vështirë të sigurojnë të ardhura për një jetë solide. Jemi dëshmitarë se në kompanitë publike tashmë nuk mund të punësohesh nëse nuk je anëtarë i partisë në pushtet. Ministria e Jashtme dhe Kryeministri nuk kanë asnjë strategji që do të ndalonte këtë dukuri” ka deklaruar deputetja e AAK-së Time Kadriu.

Analistët thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndalte trendin e largimeve nga Kosova.

“Po të kishim viza njerëzit që do të udhëtonin do ta shihnin se Evropa nuk është parajsa që është menduar nga të rinjtë”, deklaroi Gazmir Rraci.

Ambasada Gjermane në Prishtinë ndër vitet e ka dhënë këtë numër të vizave për kosovaret.

Edhe në vitin 2020, Ambasada Gjermane kishte lëshuar rreth 18 mijë viza, 8 mijë afatshkurta dhe 10 mijë afatgjata, 1 mijë e 671 viza punë, edhe 8 mijë e 329 viza kanë qenë për bashkimfamiljar dhe viza studentore.

Para pandemisë, në vitin 2019 Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka lëshuar më shumë se 50 mijë viza.

Prej tyre rreth 36 mijë viza kanë qenë për qëndrime afatshkurtër, si dhe rreth 15 mijë viza nacionale për qëndrime afatgjata, 5 mijë 772 viza pune dhe 9 mijë e 228 viza për bashkim familjar, si dhe viza studimi.

RTV Dukagjini ka krahasuar të dhënat midis vitit 2021 dhe 2019, ku dalin të jenë 1 mijë e 330 viza pune më pak të lëshuara në vitin 2021 se sa në vitin 2019.

Ndërsa, gjatë krahasimit të vitit 2020 me atë të vitit 2019, janë 4 mijë e 101 viza pune të lëshuara më pak gjatë vitit 2020.

Nga numri total i vizave të përgjithshme të lëshuara nga kjo ambasadë, janë rreth 16 mijë viza më shumë, të lëshuara gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraprak.

Kurse, krahasuar me vitin 2019, në vitin 2021 janë lëshuar rreth 16 mijë viza të përgjithshme më pak.

Në vitet e kaluara ambasada i ka rritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të kërkesave për viza, ashtu që zyra e vizave tani është një nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën.

“Në vitin 2021 Ambasada Gjermane në Prishtinë ishte një nga ambasadat gjermane që ka lëshuar më së shumti viza në mbarë botën”.

Kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet e tyre dhe koha e pritjes fatkeqsisht nuk po mund të mënjanohet, kanë thënë nga ambasada për RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika