Mbi 50 të lënduar nga përplasja e autobusit në Kanada

Mbi 50 persona janë lënduar pasi një autobus është aksidentuar në provincën British Columbia, në Kanada

Foto ilustrim

Më shumë se 50 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në provincën British Columbia të Kanadasë pranë qytetit Meritt.

Raportohet se 50 persona të lënduar janë dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e tyre nuk është bërë e ditur akoma nga autoritetet shëndetësore kanadeze.

Policia Mbretërore Kanadeze e Kolumbisë Britanike (BCRCMP) ka thënë se ishte një autobus pasagjerësh, dhe autostrada është mbyllur për trafik.

Detaje të reja do të sigurohen pasi informacioni të bëhet i disponueshëm, ka shtuar BCRCMP në një deklaratë, raporton BBC.

Ndërsa, nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen, e cila ndodhi rreth 160 milje nga kryeqyteti i provincës, Victoria.

Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, ka thënë se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” kur dëgjoi për incidentin.

Një deklaratë të shtunën paralajmëroi për kushtet “sfiduese” të udhëtimit në Okanagan Connector, për shkak të dëborës së madhe, peletave të akullit dhe shiut të ngrirë.

Të gjitha shërbimet hekurudhore midis dy qyteteve më të mëdha të Kanadasë, Torontos dhe Montrealit, janë anuluar për ditën e Krishtlindjes pasi një tren doli nga shinat në kushte të këqija moti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika