Mbi 60 biznesmenë gjermanë dhe përfaqësues të brendeve ndërkombëtare vijnë në Kosovë për 20-vjetorin e Hazrolli Group
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Hazrolli Group, nesër në Parkun e Biznesit në Suharekë do të organizohet një ngjarje e veçantë që shënon dy dekada sukses në ndërtim, si dhe 5-vjetorin e themelimit të fabrikës moderne për prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave strukturore. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë një delegacion […]
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Hazrolli Group, nesër në Parkun e Biznesit në Suharekë do të organizohet një ngjarje e veçantë që shënon dy dekada sukses në ndërtim, si dhe 5-vjetorin e themelimit të fabrikës moderne për prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave strukturore.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë një delegacion i posaçëm me mbi 60 biznesmenë gjermanë dhe përfaqësues të brendeve ndërkombëtare, që vijnë enkas nga Gjermania për të nderuar këtë moment të rëndësishëm.
Ndër folësit e nderuar në ceremoni do të jenë:
• Sh.T. Joern Rohde, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë
• Z. Bali Muharremi, Kryetar i Komunës së Suharekës
• Përfaqësues të brendit global në ndërtim ProFine
• Dr. h.c. Burim Hazrolli, Pronari dhe CEO i Hazrolli Group
Ngjarja do të mbahet pikërisht aty ku funksionon fabrika moderne e Hazrolli Group, e cila çdo ditë prodhon për tregun gjerman – duke furnizuar objekte të njohura dhe projekte voluminoze në Gjermani. Aktualisht, mbi 90% e prodhimit të kompanisë eksportohet në tregun gjerman dhe atë evropian, duke e pozicionuar Hazrolli Group si një simbol të besueshmërisë, cilësisë dhe precizionit.
Kjo ceremoni është një reflektim i rrugëtimit 20-vjeçar të kompanisë dhe një moment krenarie për rolin e Kosovës në tregun ndërkombëtar të ndërtimit dhe prodhimit industrial me standarde evropiane.
Ftojmë me respekt përfaqësuesit e mediave që të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Pjesëmarrja juaj do të vlerësohet shumë.
Detajet e ngjarjes:
Vendndodhja: Fabrika Hazrolli Group, Parku i Biznesit, Suharekë
Data: E premte, 9 maj 2025
Ora: 17:00





