Mbi 60 migrantë dyshohet se kanë vdekur në brigjet afrikane

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pas gjetjes së një anijeje në brigjet e shtetit Kejp Vërd

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pas gjetjes së një anijeje në brigjet e shtetit Kejp Vërd në Afrikën Perëndimore.

Në pamjet e publikuara në media është parë se 39 persona, përfshirë fëmijë, janë shpëtuar në ishullin Sal.

Pothuajse të gjithë personat që kanë qenë në anije, e cila besohet se ka qenë në det për një muaj, kanë qenë nga Senegali.

Zyrtarë të Kejp Vërdit kanë bërë thirrje për veprim global për migrimin, ashtu që të parandalohet humbja e mëtejme e jetës së njerëzve.

Anija është identifikuar fillimisht të hënën, ka thënë policia shtetërore për agjencinë e lajmeve AFP.

Fillimisht ka pasur raportime se ajo është përmbytur, por më vonë ajo është parë duke lëvizur.

Ministria e Jashtme e Senegalit ka thënë të martën se anija është larguar prej një fshati të Senegalit më 10 korrik me 101 persona në të.

Të mbijetuarit mund të kenë përfunduar në Kejp Vërd, mirëpo ky shtet besohet se nuk ka qenë destinacioni i tyre.

Ky shtet gjendet rreth 600 kilometra larg rrugës që bëjnë migrantët drejt Ishujve Kanare, territor spanjoll, i cili për shumë migrantë është rrugë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë (IOM), kjo është një prej rrugëtimeve më të rrezikshme që mund ta bëjnë migrantët.

Shifrat e sakta nuk dihen për shkak të migrimit të parregullt, mirëpo besohet se në periudhën 2020 – 2023, të paktën 67.000 persona kanë shkuar në Ishujt Kanare.

Në të njëjtën periudhë, mbi 2.5000 persona kanë vdekur./REL

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika