Rreth 60 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma në horizontin e 11-të të minierës.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka thënë për Dukagjinin se ngujimi ka ndodhur për shkak të një defekti me energjinë elektrike.
Sipas tij, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, por ende nuk dihen detaje tjera pasi ai ka thënë se nuk është në vendngjarje.
“Për shkak të një defekti me energjinë elektrike, rreth 60 minatorë të ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar”, ka deklaruar Januzi për Dukagjinin.