Mbi 600 të vdekur nga sulmet e Hamasit

Mbi 600 izraelitë raportohen të vrarë nga sulmet e Hamasit, derisa mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur e shumë të tjerë janë rrëmbyer

Mbi 600 izraelitë raportohen të vrarë nga sulmet e Hamasit, derisa mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur e shumë të tjerë janë rrëmbyer, ka thënë ministri izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer të dielën për CNN.

Ndërsa, autoritetet izraelite i kanë vrarë mbi 400 anëtarë të Hamasit.

“Ne jemi në veri të 600 njerëzve që janë vrarë. Ndoshta do të ketë më shumë – qindra, disa qindra të tjerë”, tha Dermer.

Qeveria izraelite i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit të dielën, duke krijuar terrenin për një përgjigje masive kundër grupit militant islamik.

Ndërsa, siç shkruan BBC, më shumë se 600 izraelitë janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer në sulmet nga Gaza që nga e shtuna. Sulmet hakmarrëse ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 370 persona në Rripin e Gazës, me 2200 të plagosur.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, pati thënë të shtunën se vendi ishte në luftë – por kjo deklaratë ishte retorike. Kurse, lëvizja e së dielës nga kabineti izraelit është një vendim zyrtar.

Ushtria izraelite më herët ka thënë se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

Grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë afër 500 persona.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse e dhunës në Izrael në 50 vjet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika