Mbi 7 milionë persona janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015

Më shumë se shtatë milionë njerëz janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe politike ka njoftuar OKB-ja

Një grup emigrantësh duke u larguar





Më shumë se shtatë milionë venezuelianë janë larguar nga atdheu i tyre që nga viti 2015, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe politike, sipas të dhënave të reja të OKB-së.

Më shumë se gjysma e tyre, përballen me sfida në lidhje me ushqimin, strehimin dhe punësimin e qëndrueshëm, thotë OKB.

Por, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballen ata jashtë vendit, fluksi i venezuelianëve që i shpëtojnë trazirave në atdheun e tyre nuk ka pushuar.

Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se këta emigrantë rrezikojnë të harrohen mes krizave të tjera.

“Nuk ka dyshim se është një krizë e madhe e zgjatur që po trondit rajonin e Amerikës Latine”, tha për BBC, David Miliband, president i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Por është gjithashtu e qartë se prioritetet konkurruese për vëmendjen globale – Ukraina, uria në Afrikën Lindore, trauma në Afganistan – po e zbrazin vëmendjen në një mënyrë që është mjaft e rrezikshme.”

Më shumë se 80% e atyre që janë larguar nga Venezuela jetojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, në vende të cilat, shpesh tashmë kanë vështirësi për të ofruar shëndet dhe arsim për shtetasit e tyre.

Popullsia e Venezuelës ka rënë nga 30.08 milionë në 2015 në rreth 28.25 milionë, bazuar në shifrat e fundit të OKB-së.

“Shumë nga qeveritë në Amerikën Latine po përpiqen të bëjnë gjënë e duhur në menaxhimin e lëvizjes së venezuelianëve, por kjo është një sfidë e madhe,” tha zoti Miliband, gjatë një vizite në Kolumbi, e cila po pret 2.48 milionë venezuelas.

“Është e rrezikshme të supozohet se kjo barrë mund të mbahet pafundësisht,” paralajmëroi ai.

Agjencitë e tjera të ndihmës kanë dhënë gjithashtu alarmin. Përfaqësuesi Special i OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët nga Venezuela, Eduardo Stein, ka thënë se gjysma e të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve venezuelianë nuk mund të përballojnë tri vakte në ditë dhe nuk kanë qasje në strehim të sigurt dhe dinjitoz.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika