Mbi 70 aksidente trafiku për dy ditë, 8 persona të vdekur që nga janari

Ndonëse akoma nuk kemi hyrë në muajin e tretë të 2024-tës, deri tash tetë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Sipas njohësve të sigurisë dhe atyre të komunikacionit, kjo situatë mund të ndryshohet vetëm me veprime shtesë nga shteti

Aksidenti me përfundim tragjik që ndodhi të hënën tek Ministria e Arsimit në Prishtinë nuk ishte i vetmi.

Një ditë më parë ndodhën plot 70 aksidente, të cilët përfunduan me lëndime pjesëmarrësve në komunikacion.

E, ndonëse jemi në muajin e dytë të vitit, deri tani jetën në trafik e kanë humbur tetë persona.

Mirëpo, Jeton Rexhepi që udhëheq Divizionin për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, thotë se situata me aksidentet është më e mirë sesa vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar deri në këtë periudhe të vitit kanë qenë 16 ndërsa tani janë 8. Por është edhe numri i aksidenteve ne lëndime shënon rënje. Është në rritje numri me aksidente me dëme të vogla material që ka rrite edhe numrin e aksidenteve në përgjegjësi”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi tregon se që nga 22 shkurti, Policia ka urdhëruar që të krijohet siguri më e madhe edhe për këmbësorët, si dhe kanë nisur një fushatë për vetëdijesimin e tyre.

Në ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava po thotë se pos këtyre, Policia e Kosovës duhet të ashpërsojë dënimet për thyesit e rregullave në trafik.

“Nëse vazhdohet kështu a mund të folim për një shtet legal që ekziston dhe jetëson ligjet e veta pra në bazë të kësaj duhet MPB si institucion t’i ashpërsoj ligjet e veta dhe t’i angazhoj policinë që ata të ndërmarrin preventive”, ka thënë Tërnava.

Dje në Prishtinë mbeti i vdekur një 26-vjeçar, pasi që një veturë e ka goditur semaforin, i cili më pasi e goditi qytetarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika