Mbi 90% e të mbjellave dëmtohen nga breshri në Istog, Ministria premton ndihmë

Bujqit e fshatit Kovragë të Istogut janë dëmtuar nga reshjet e shiut që u përcollën me stuhi e breshër të hënën pasdite. Si pasojë, janë dëmtuar dhjetëra hektarë me bostan, speca e misër. Ministri në detyrë, Armend Muja i vizitoi bashkë me kryetarin e komunës Ilir Ferati, duke premtuar mbështetje për dëmet.

Puna që bëri për 181 ditë iu shkatërrua për më pak se 30 minuta.

Krejt kulturat bujqësore që mbolli, bostan, speca, misër e kumbulla u dëmtuan nga reshjet e shiut me breshër pasditen e së hënës.

Arton Gjocaj, nga Kovraga e Istogut tregon për krejt dëmin që iu shkaktua.

Ai pret edhe mbështetje këtë herë nga qeveria meqë kur u dëmtua herën e kaluar nuk u kompensua.

20 mijë euro investim iu shkatërruan edhe bashkëfshatarit të tij Xhevdet Gjocaj.

Ai thotë që i kërkoi ministrit që t’i mbështesin.

Për këtë në Istog bashkë me kryetarin e komunës Ilir Ferati, bujqit i vizitoi ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.

Fillimisht Ferati tha se kanë formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve.

Premtim për ndihmë iu dha edhe ministri në detyrë i Bujqësisë.

Brenda tetë ditësh pritet që të bëhen publike raportet të cilat do të vërtetojnë vlerën e dëmit, ndërkohë ministri i bujqësisë nuk bëri të ditur nëse bujqit do të kenë mbështetje të menjëhershme.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika