Mbi 99% e vendvotimeve të procesuara: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026 po shkon drejt përfundimit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka procesuar tashmë 2,483 nga 2,498 vendvotime, ose 99,40% të totalit.

Sipas përditësimit të fundit të publikuar pas mesnate, janë numëruar 721,439 vota nga gjithsej 1,959,962 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36,81%.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë garën zgjedhore me 297,296 vota, që përbëjnë 42,92% të votave të numëruara deri më tani.

Megjithëse mbetet partia e parë në vend, rezultati paraqet një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kur kishte siguruar 49,34% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 145,856 vota ose 21,06%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 121,976 vota, që përkthehen në 17,61%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49,705 vota ose 7,18%.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika