Mbi dy dekada pjesë e Radio Dukagjinit, Sebiha Ramaxhiku rrëfen për punën shumëvjeçare

Në një intervistë në emisionin "Magazina", Ramaxhiku ka treguar për punën e saj shumëvjeçare në radio, duke rrëfyer se si ka mbuluar periudha të ndryshme ndër vite, si në terren, ashtu edhe në radio

Sebiha Ramaxhiku, e cila punon afro 22 vjet në Radio Dukagjini, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Radios ka thënë se ky medium nuk vdes kurrë dhe gjithmonë do të jetojë gjatë për dëgjuesit.

Në një intervistë në emisionin “Magazina”, Ramaxhiku ka treguar për punën e saj shumëvjeçare në radio, duke rrëfyer se si ka mbuluar periudha të ndryshme ndër vite, si në terren, ashtu edhe në radio.

Ramaxhiku thekson se nuk ka pasur kurrë ndonjë emision argëtues, pasi gjithmonë është marrë me informim, gjë të cilën e bën edhe sot.

Ndër vite ajo ka krijuar dokumentare, e ka përcjellë grevën e famshme të minatorëve, ndërsa gjatë viteve 80-98 ka punuar edhe në terren.

“Kam përcjellur periudha të ndryshme, me kombin tim kam kaluar çaste të bukura, vitet e luftës e paraluftës kanë qenë më të rënda. Kam përcjellur grevën e minatorëve, ndoshta tingëlloj lokaliste, por i ka dredhur temelet e asaj kohe”, ka thënë Ramaxhiku.

Ajo tregon se edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë nuk e ka përjetuar momentin sikurse të tjerët, por duke raportuar vetëm nga studio.

“Është fatkeqësi është që atë ditë nuk e kam përjetuar në mesin e njerëzve, kam qenë tërë ditën në studio, kolegët e mi kanë raportuar nga terreni, momentin nuk e kam përjetuar deri në orët e mbrëmjes kur kam dalë nga puna”, ka vijuar ajo.

Ramaxhiku thotë se dashuria e saj për radion nuk do të vdesë kurrë, njësoj sikurse nuk do të vdesë ky medium për dëgjuesit.

“Radioja është mediumi i parë elektronik, ka kohë që thuhet radioja do të vdesë dhe ka vdekur. Radio është gjallë, do të jetojë gjatë e ka dëgjuesin e vet”, ka theksuar Ramaxhiku.

Radio Dukagjini falë punës dhe angazhimit të gjithë stafit të saj vazhdon të mbetet Radio më e dëgjuar në Kosovë tash e mbi dy dekada.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika