Mbi dy mijë e 200 gjoba brenda javës për shkelësit e rregullave të trafikut në Prizren
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar aktivitete rrugore në qytetin e Prizrenit. Brenda një jave, policia ka shqiptuar, gjithsej, 2296 gjoba për mosrespektuesit e rregullave të trafikut rrugor. “Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në […]
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar aktivitete rrugore në qytetin e Prizrenit.
Brenda një jave, policia ka shqiptuar, gjithsej, 2296 gjoba për mosrespektuesit e rregullave të trafikut rrugor.
“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dy mije e dyqind e nëntëdhjete e gjashtë (2296) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, shkruhet në njoftim.
Po ashtu, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:
- Hetim i tridhjetë (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
- Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës,
Policia do të vazhdojë të jetë në terren, që të parandalojë edhe aksidentet.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve, me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.















