Mbi dy orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të enjten e 5 janarit qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, në pikat kufitare në Merdarë e te Dheu i Bardhë

Foto ilustruese

Të enjten e pesë janarit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët duhet të presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Pritjet për dalje të kjo pikë kufitare raportohet të jenë 120-130 minuta, kurse në hyrje 5-10 minuta.

Ndërkaq, kolona në dalje të kësaj pike është një mijë e 500 metra.

Pritje dyorëshe për të dalë nga territori i Kosovës për në atë të Serbisë është edhe te pika kufitare Merdarë.

Te kjo pikë kufitare në Merdarë pritjet në dalje raportohen të jeni deri në 120 minuta, ndërsa në hyrje 3-5 minuta.

Kolona në dalje raportohet të jetë deri në një mijë metra.

Pritjet deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Jarinjë, Mutivodë dhe Muçibabë.

Në Muçibabë kolona në dalje është deri në 100 metra, ndërsa në Jarinjë dhe Mutivodë 70-80 minuta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika