Mbi tre mijë biznese të reja të regjistruara në tremujorin e parë, Murati: Shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar tre mijë e 86 biznese të reja

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2023, janë regjistruar tre mijë e 86 biznese të reja.

“Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, ka shkruar Murati.

Murati ka thënë tutje se në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë.

“Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, njofton tutje ministri i Financave, Hekuran Murati.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika