Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë jehonë takimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane që do të zhvillohet më vonë gjatë së enjtes në Romë.

Teksa e cilëson mbledhjen e përbashkët si një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, Rama shton se gjatë takimit pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje që do të forcojnë më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Italia dhe Shqipëria zhvillojnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, një ngjarje historike që shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi do të mbahet në Villa Pamphili, duke nisur në orën 11:30, dhe do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky është samiti i parë i këtij niveli midis qeverive të dy vendeve, që synon forcimin e partneritetit strategjik mes Romës dhe Tiranës, me fokus në tre fusha kryesore: mbrojtjen, industrinë dhe emigracionin.

Nesër mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika