Dy komisione parlamentare do të mblidhen gjatë ditës së premte.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mblidhet me fillim nga ora 10:00 për të shqyrtuar Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Nga ana tjetër, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të mbajë dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Ky i fundit do të nisë nga ora 10:00.