Këtë të premte në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen dy komisione.

Pritet të mbajë mbledhjen e radhës, Komisioni për Integrime Evropiane, që do të shqyrtojë projektligjin për noterinë, atë për Këshillin Prokurorial, për rrugët dhe për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë.

Po ashtu, mbledhjen e radhës pritet ta mbajë edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, që shqyrton projektligjin për noterinë dhe për Këshillin Prokurorial.