Mblidhen ministrat e BE-së, diskutojnë për sanksione të reja ndaj Rusisë

Të hënën e 21 marsit, ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropian, janë takuar në Bruksel për të diskutuar për më shumë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit në Ukrainë.

Ata do të diskutojnë edhe për ndihmën urgjente dhe bashkëpunimin ushtarak.

Por, siç shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, në takim do të dominojë vendimi për sanksione.

Kjo mbledhje e ministrave të 27 vendeve anëtare të BE-së, vjen pas disa takimeve midis aleatëve të Perëndimit.

Veprimi i Kremilinit është dënuar në shumë vende të botës.

Polonia dhe vendet e Baltikut po shtyjnë përpara sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë importin me naftën dhe gazin rus. Ndërsa, disa vende të BE-së si, Gjermania, e cila varet nga gazi rus, është duke rezistuar.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët i janë përgjigjur Rusisë me sanksione të ashpra.

Pas agresionit rus në Ukrainë, disa banka ruse janë bllokuar në sistemin bankar, SWIFT.

Përveç kësaj, hapësira ajrore e Bashkimit Evropian është ndaluar për avionët në pronësi ruse.

Po ashtu janë sanksionuar shumë oligarkë rusë.

Në listën e sanksioneve të BE-së, janë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pos vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë, edhe shtetet e Ballkanit
Perëndimor u janë bashkuar këtyre sanksioneve.

Pos, Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 25 shkurt të vitit 2021, kishte thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Ndryshe, Kosova, tashmë, i është bashkuar vendeve të tjera të cilat i vendosën sanksione Rusisë.

Njëjtë ka vepruar edhe Shqipëria, duke e mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët rusë.

Edhe Kroacia vendosi që të mbyllë hapësirën ajrore kroate për avionët e kompanive ruse, derisa ka përkrahur sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Rusisë.

Maqedonia e Veriut, po ashtu, i është bashkuar vendimeve të BE-së për masat kufizuese për një numër të caktuar të politikanëve që kanë luajtur rol në agresionin ndaj Ukrainës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika