Mblidhen tetë komisione parlamentare

Të hënën do të mblidhen tetë komisione parlamentare, ku pesë prej tyre do të fillojnë në ora 10:00 ndërkaq në ora 13:00, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca do të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Të martën e 24 janarit do të mblidhen tetë komisione parlamentare.

Pesë komisione do të mblidhen në ora 10:00.

Ndërkaq duke filluar në ora 13:00, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca do të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të shqyrtojë raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të shqyrtojë në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione do të shqyrtojë Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë.

Ndërsa në ora 11:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë.

Në ora 13:00, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të shqyrtojë raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika