Të martën e 21 marsit nga ora 11:00 në sallën e N302 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Më poshtë mund ta lexoni rendin e plotë të ditës që do të shqyrtohet nga deputetët që janë anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 7.3.2023;
  3. Shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)’. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it z.Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv z.Evatar Zeqiri;
  4. Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit;
  5. Shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët” për vitin 2021’’;
  6. Shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit të performancës të “Teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave”;
  7. Shqyrtimi i përfundimit të Kryesisë së Kuvendit për rregullsinë e procedimit për shqyrtim dhe miratim të rekomandimeve për KRM Pastrimi sh.a, për vitin 2021;
  8. Të ndryshme.

Në orën 11:00 në sallën N10, do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ndërsa, disa nga pikat kryesore që do të bëjë ky komision të martën e 21 marsit janë se do të formojë grupin punues, i cili do të merret me ndryshmin e ligjit për mbrojtjen konsumatorëve.

Më poshtë mund ta lexoni agjendën e plotë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

  1.  Miratimi i rendit të ditës;
    2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 14.03.2023;
    3.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë;
    4.    Miratimi i Planit të Performancës së ZRRE-së për vitin 2023;
    5.    Formimi i grupit të punës për shqyrtimin e Projektligji nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit;
    6.    Shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP;
    7.    Shqyrtimi i kërkesës së ndërmarrjes “Kosova Thëngjill Sh.A”;
    8.    Të ndryshme.

Ndërsa nga ora 13:00 më datën 21 mars do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Më poshtë mund ta lexoni rendin e ditës se cilat pika do të shqyrtohen nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

  1.  Miratimi i rendit të ditës;
    2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 7.3.2023 ;
    3.    Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
    4.    Të ndryshme.