Mblidhet grupi ndër-ministror, diskutohet mbi Raportet e Inspektimit në lidhje me rastin e vrasjes së Magashit

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është mbledhur grupi koordinues ndër-ministror, kundër dhunës në familje dhe është diskutuar mbi Raportet e Inspektimit në lidhje me rastin e vrasjes së Magashit

Pamje nga takimi i grupit ndër-ministror, i cili u zhvillua më 19.12.2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbledhur grupin koordinues Ndër-ministror, kundër dhunës në familje.

Minsitria e Drejtësisë ka njoftuar se këtë të hëne është mbajtur takimi Ndër-ministror i Grupit Koordinues kundër dhunës në familje.

“Ministrja Haxhiu bëri hapjen e takimit sipas rendit të ditës me qëllim të diskutimit mbi Raportet e Inspektimit në lidhje me rastin e vrasjes së ndjerës znj. Hamide Magashi”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për raportin e Inspektoratit shëndetësor, raportin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës si dhe atë për Qendrat për Punë sociale: Shtime, Ferizaj dhe Lipjan.

Njoftohet se përveç diskutimeve mbi raportet e inspektoratit dhe të cilat do të adresohen tek institucionet përgjegjëse, në këtë takim janë adresuar edhe disa rekomandime.

“Së pari, kërkesë drejtuar KPK për të bërë një raport në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë prokurori i rastit dhe Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në raport me viktimën, gjithashtu informata kthyese nëse drejtoritë komunale kanë filluar masat disiplinore ndaj zyrtarëve që konsiderohet që nuk kanë respektuar procedurat standarde të veprimit”.

“Gjithashtu në këtë takim u adresuar nevoja për shtimin e kapaciteteve në qendrat për punë sociale, duke kërkuar nga kryetaret e komunave që të shihet mundësia e plotësimit të stafit në qendra me zyrtarë kompetent, deri në reformën që pritet të niset në Janar 2023”.

Po ashtu në këtë takim është adresuar raporti me Drejtorët e Drejtorive komunale dhe QPS-te të cilët janë marrë me rastin dhe të kërkohet përgjigje se çfarë hapa kanë ndërmarrë lidhur me rastin në fjalë.

Tutje njoftohet se Në këtë takim është adresuar dhe  shqetësimi, që në rastet e lëshimit të urdhrave mbrojtës, “policia nuk po njoftohet nga gjykatat për aktvendimet për lëshimin e urdhrave mbrojtës si dhe mosndarja e procedurës së veprës dhunë në familje nga procedura e armëmbajtës pa leje”.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika