Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

Komisioni Hetimor Parlamentar për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollorew do të mbajë mbledhje të martën për të diskutuar dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 këtë të martë do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 13:00, do të diskutohet edhe për dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.

Në këtë komision, mbledhjen e kaluar, më 9 korrik, janë votuar vetëm kriteret e dinamikës së punës.

Gjithashtu, është diskutuar lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve, por deputetët e këtij komisioni nuk u pajtuan.

Në këtë mbledhje u kërkua që të intervistohet edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kërkoi që në listë të përfshihen anëtarë të MAShTI-t, të bibliotekave e pastaj edhe ministrat.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua disa muaj më parë.

Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.

Komisioni hetimor për tekstet shkollore, opozita kërkon të intervistohet edhe Nagavci

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika