Sot në orën 09:00, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe të propozohet rendi i ditës për seancën plenare të radhës.
Në rend dite janë disa projektligje, përfshirë Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe dy projektligje në fushën e energjisë.
Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë edhe projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit, si dhe formimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
Në fund të mbledhjes parashihen edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të ndryshme.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
6. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave