Sibel Halimi ka deklaruar se Kryesia e Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e sotme do të diskutojë për rezultatin e zgjedhjeve, formimin e institucioneve të reja dhe çështje të tjera që lidhen me partinë.
Para nisjes së mbledhjes, Halimi nuk e përjashtoi mundësinë që gjatë pikës “të ndryshme” të diskutohet edhe ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim me krerët e partive politike.
“Ne e kemi rendin e ditës, do të diskutojmë për rezultatin e zgjedhjeve, do të diskutojmë gjithsesi edhe për çështjen e formimit të institucioneve të Kosovës, si dhe natyrisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me partinë tonë në përgjithësi”, ka deklaruar Halimi, raporton Dukagjini.
Nis afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti u dërgon ftesa për takim liderëve opozitarë
