MBPZHR: Akcizë dhe kontrolle të shtuara për stabilizimin e tregut të qumështit dhe mbrojtjen e konsumatorit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar një paketë të re masash për stabilizimin e tregut të qumështit, mbrojtjen e prodhimit vendor dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend. Këto masa janë ndërmarrë pas konsultimeve me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Financave dhe Doganën e […]
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar një paketë të re masash për stabilizimin e tregut të qumështit, mbrojtjen e prodhimit vendor dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend.
Këto masa janë ndërmarrë pas konsultimeve me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Financave dhe Doganën e Kosovës.
Sipas njoftimit, tregu i qumështit në Kosovë po përballet me sfida strukturore, ku prodhimi vendor mbetet i qëndrueshëm, por kërkesa për të është nën presion për shkak të rritjes së përdorimit të qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në industri.
Kjo situatë, sipas analizave, ka bërë që një pjesë e prodhimit vendor të mos absorbohet nga përpunuesit, ndërsa importet po ndikojnë në çmimet e fermerëve vendas.
“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton për një paketë të integruar masash për stabilizimin e tregut të qumështit, mbrojtjen e prodhimit vendor dhe forcimin e sigurisë ushqimore, të ndërmarra pas konsultimeve me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Financave dhe Doganën e Kosovës, duke kombinuar instrumente fiskale dhe masa të forta rregullatore në kufi dhe në treg.















