Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, lordi Stewart Wood, tha se vendimi i Gjykatës Speciale është një “moment i rëndësishëm”, por aktgjykimi nuk ka të bëjë me shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar fatin e saj.

Ai bëri thirrje për qetësi pas këtij vendimi.

“Gjetjet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione mes komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe t’i japin përparësi sigurisë së njerëzve”, tha Wood.

Mbretëria e Bashkuar tha se respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procedurave të saj ligjore dhe Londra mbetet e përbashkuar për “drejtësi, llogaridhënie dhe pajtim në mbarë rajonin”./RadioEvropaeLirë

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së