Mbretëria e Bashkuar nuk importon karburant nga Rusia pas 23 vjetësh

Zyra për Statikën Kombëtare (ONS) ka bërë të ditur se importet e mallrave të Britanisë së Madhe nga Rusia kanë rënë në 33 milionë funta në qershor, i cili niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar të vitit 1997

Fotoilustrim

Zyra për Statikën Kombëtare (ONS) ka thënë se importet e mallrave të Britanisë së Madhe nga Rusia kanë rënë në 33 milionë funta në qershor, i cili është niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar të vitit 1997.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë qëkur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt. Në anën tjetër, Mbretëria e Bashkuar është zotuar të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit dhe importet e gazit sa më shpejt të jetë e mundur.

Importet e karburantit nga Rusia kanë rënë me 499 milionë funta ose 100% krahasuar me mesataren për 12 muajt e mëparshëm deri në shkurt.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në vitin 2021 Britania e Madhe ka importuar rreth 4% të gazit të saj nga Rusia dhe 11% të naftës së saj.

A mund të përballojë bota, pa naftën dhe gazin rus?

Eksportet e shumicës së mallrave në Rusi ishin ulur ndjeshëm deri në qershor, me shitjet e makinerive dhe pajisjeve të transportit u ulën me 91.3% në 118 milionë funta. Në përgjithësi, eksportet në Rusi kanë rënë me pothuajse 70%, në 168 milionë funta, krahasuar me mesataren mujore në 12 muajt deri në shkurt.

Të vetmet produkte që patën një rritje të lehtë ishin kimikatet, të nxitura nga një rritje në eksportet e produkteve medicinale dhe farmaceutike, të cilat janë të përjashtuara nga sanksionet.

ONS tha se përveç sanksioneve të përcaktuara nga qeveria, tregtia mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe është pakësuar pasi bizneset kërkuan vullnetarisht alternativa ndaj mallrave ruse.

Këto shifrat u publikuan derisa Ukraina shënoi ditën e saj të pavarësisë, saktësisht gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus, raporton BBC.

Si rezultat i pushtimit të Rusisë, BE-ja ka thënë se do të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti. Ndërkohë, SHBA ka vendosur një ndalim total për importet e naftës dhe gazit rus.

Para luftës, gazi i importuar nga Rusia ishte rreth 4.9% e totalit të importeve të gazit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa tani ka rënë në zero.

Një pjesë e madhe e frikës së ndërtuar në çmimin e gazit me shumicë lidhet me spekulimet e tregut për ndërprerjet e mundshme të furnizimit në Gjermani, Itali dhe vende të tjera të varura nga gazi rus. Furnizimi ynë me gaz është shumë më i sigurt.

Kufiri i çmimit të energjisë është i lidhur me çmimet ndërkombëtare të shitjes me shumicë të gazit dhe rreziku është qëkur kufiri i çmimit të rivendoset në tetor, shumë familje do të përfundojnë duke paguar fatura të mëdha.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika