Mbretëria e Bashkuar u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.

FCDO e ka vendosur veriun e Kosovës në pjesën e vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandohet të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

“FCDO këshillon që të mos udhëtohet në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, përveç rasteve të domosdoshme. Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje FCDO u jep këshilla britanikëve për sigurinë në pjesë të Kosovës.

“Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit (Ura kryesore e Ibrit) që ndan Mitrovicën veriore dhe jugore. Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, kontrolloni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, i këshillon FCDO britanikët.

FCDO gjithashtu ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes pikave kufitare Jarinjë, Leposaviq dhe pikës tjetër në Zubin Potok.

“Ju duhet të gjeni rrugë alternative për udhëtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e FCDO-s.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika