Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit dhe ka nisur trajtimin, njoftoi Pallati Bakingam më 5 shkurt.

Më pak se 18 muaj në mbretërimin e tij, Mbreti Charles do të pezullojë detyrat publike, por do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit, tha Pallati.

Sipas njoftimit, diagnostikimi me kancer nuk është i lidhur me trajtimin për probleme me prostatë që Charles iu nënshtrua së fundmi. Pallati nuk njoftoi se nga çfarë forme e kancerit është prekur monarku 75-vjeçar.

Pallati Bakingam tha se “është vërejtur një çështje tjetër shqetësuese” gjatë trajtimit që Charles bëri muajin e kaluar për prostatën, kur ai qëndroi tre net në një spital në Londër.

“Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”, tha pallati.

Mjekët, sipas njoftimit, kanë këshilluar Charlesin që të shtyjë detyrat e tij publike. Pallati tha se mbreti britanik është pozitiv lidhur me trajtimin e tij dhe shpreson që t’iu kthehet detyrave publike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Charles u bë mbret në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare.

Lajmi për diagnozën e mbretit vjen pasi nusja e djalit të tij, Kate, Princesha e Uellsit, po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak.

Liderët politikë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë dërguar mesazhe mbështetëse për Mbretin Charles.

Charles pranoi hapur gjendjen e tij shëndetësore, sa i përket prostatës, pasi për shekuj të tërë familja mbretërore britanike nuk kishte bërë publike çështjet shëndetësore.

Kur monarkët në Mbretërinë e Bashkuar kishin fuqi reale, lajmet për sëmundje nxisnin frikë për autoritetin e tyre. Zakoni i mbajtjes së fshehtë të informacioneve për gjendjen shëndetësore vazhdoi edhe pasi pjesëtarët e mbretërisë u bën figura kushtetuese.

Publiku britanik nuk e kishte ditur se gjyshi i Charlesit, Mbreti George VI, kishte kancer në mushkëri para se të vdiste më 1952 në moshën 56-vjeçare./REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika