Mbreti Charles III pezullon detyrat publike, fillon trajtimin e kancerit

Mbreti Charles III i Britanisë është diagnostikuar me kancer dhe do të tërhiqet nga detyrat e tij publike derisa i nënshtrohet trajtimit, ka njoftuar Pallati Buckingham

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka marrë diagnozën e një forme të kancerit dhe ka filluar trajtimin, ka bërë të ditur Pallati Bakingam të hënën.

Në më pak se 18 muaj të mbretërisë së tij, mbreti Charles do të ndërpresë detyrat publike, por do të vazhdojë të përfshihet në çështje shtetërore, duke mbajtur rolin kushtetues si kreu i shtetit.

Pallati njoftoi se diagnoza e kancerit nuk lidhet me trajtimin e mëparshëm për problemet me prostatën që mbreti ka pësuar. Nuk u specifikua lloji i kancerit që preku mbretin 75-vjeçar.

Gjatë trajtimit për prostatën, është vërejtur një çështje tjetër shqetësuese, dhe testet diagnostikuese identifikuan kancerin.

“Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”, ka njoftuar pallati.

Mjekët kanë rekomanduar që mbreti Charles të shtyjë detyrat e tij publike, por Pallati theksoi se ai është pozitiv lidhur me trajtimin dhe shpreson që të rikthehet në detyrat publike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Charles u shpall mbret në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmi për diagnozën e tij vjen në kohën kur nusja e djalit të tij, princesha e Uellsit, po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak.

Liderët politikë në Mbretërinë e Bashkuar kanë dërguar mesazhe mbështetëse për mbretin Charles.

Princ Harry ka konfirmuar vizitën e tij në Londër për të parë babanë e tij, duke rritur shpresat për një pajtim brenda familjes mbretërore, duke përfshirë marrëdhëniet e trazuara me mbretin Charles dhe princin William.

Gruaja e tij Meghan do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me dy fëmijët e çiftit – princin Archie dhe princeshën Lilibet.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika