Mbrojtësi kosovar David Domgjoni kalon te FK Manisa

Klubi i Ligës së Parë të Turqisë, Manisa Football Club ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin kosovar David Domgjoni

David Domgjoni, foto Manisa Club

Klubi i futbollit, Manisa me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me mbrojtësin kosovar David Domgjoni.

Duke folur pas nënshkrimit, Domgjoni ka thënë se është i lumtur që do të luajë te Manisa Football Club.

“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, ka deklaruar Domgjoni, raporton faqja zyrtare e klubit Manisa.

David Domgjoni

Po ashtu, ai ka thënë se kishte luajtur më parë në Turqi dhe është rikthyer për të qenë më i suksesshëm.

“Shpresojmë që të gjithë të shkojmë në Superligë, që është synimi ynë”, ka thënë prizrenasi.

Ahmet Karadag dhe David Domgjoni

Ndërsa, në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në objektet e Fikri Bayrıl, ka marr pjesëë anëtari i Bordit Ahmet Karadag.

Karadag, e ka vlerësuar lartë David Domgjonin, duke thënë se do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave.

Domgjoni, i cili  ka tri paraqitje me Kosovën, ka bërë karierrë te Tirana, Kastrioti, Liria, Laçi, Menemenspor, Luzern dhe Termalica në Polonis së fundmi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika