Mbrojtësja e viktimave thotë që Mustafa duhet të jetë përgjegjës për krimet që akuzohet

Gjatë seancës që është mbajtur sot (e mërkure) me 14 shtator, për deklaratën përmbyllëse ndaj të dyshuarit për krime lufte, Sali Mustafa, mbrojtësja e viktimave, Anni Pues ka thënë se Mustafa duhet të jetë përgjegjës për krimet që akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues, gjatë seancës ka thënë se i dyshuari Salih Mustafa është përgjegjës për krimet që akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Pues tha se arrestimi i viktimave ka qenë i padrejtë dhe pa ndjekur ndonjë proces për garanci ligjore. Ajo shtoi se ndalimi arbitrar është dhunim i të drejtave të njeriut.

Tutje, ajo tha se pas ndalimit arbitrar fillestar janë ekspozuar ndaj një trajtimi çnjerëzor, torture dhe vrasje dhe prandaj nënvizojnë këtë aspekt të ndalimit arbitrar pasi ishte një përvojë çnjerëzore që ka bërë që viktimat të ndjeheshin të pafuqishme dhe cenuara.

“I akuzuari mban përgjegjësi edhe për trajtimin çnjerëzor të viktimave që kanë dhënë dëshmi para trupi gjykues dhe viktimave tjera të mbajtura në komplesin e Zllashit”, tha mbrojtësja e viktimave.

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues, deklaroi se njësiti BIA ka ndaluar ata persona që për ta ishin të padëshiruar, i kanë përshkruar si spiunë apo hajdut për shkak se nuk i pëlqenin pikëpamjet e tyre politike dhe kjo formë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale është pjesë e së drejtës zakonore.

Pues ka thënë se nëse njësiti del nga kontrolli është detyrë e komandantit të dënoj ata që janë përgjegjës.

“Komandant Cali ishte komandant i BIA dhe nuk ka asnjë dyshim. Kur ai nuk ka marrë pjesë të drejtpërdrejt për krimet në fjalë, vartësit e tij e kanë bërë këtë, ai e ka ditur dhe ka pas arsye të di çka ka ndodh në Zllash”, tha ajo, duke shtuar se ai ka marrë pjesë edhe në formë të drejtpërdrejt dhe nuk ka ndërmarrë masa për të ndaluar këtë.

Sipas saj, ky skenar është që anëtarët e BIA-së kanë kryer veprën penale të vrasjes duke ja marrë jetën viktimës para se të largoheshin nga kompleksi i Zllashit.

Arsyeja pse ka ndodhur kjo, sipas Pues mund të jetë për shkak se kanë pasur frikë se mund të identifikoheshin dhe dëshmitë kishin treguar se kanë pasur këmbët e thyera.

Ajo tha se skenari që parashikon që viktima është vrarë nga BIA është shpjegimi më i mundshëm. Lidhur me skenarin e dytë, ajo tha se është e mundur që kur BIA u largua nga kompleksi i Zllashit u la prapa kur po vinin forcat armike dhe vdiq si rezultat i plagëve të marra nga BIA, raporton Betimi për Drejtësi.

Ajo tha se ky skenar është më pak i mundur, por se përsëri nuk e heq përgjegjësinë e të akuzuarit.

“Tortura kaq e rëndë që është demonstruar gjatë këtij gjyqi sa i përket viktimës së mbrojtjes kishte gjasat më të mëdha që të çonte në vdekjen e tij dhe në njëfarë mënyre është skenar më i rëndë të lësh dikë të vdes në dhimbje kur ka pësuar lëndime kaq të mëdha”, tha ajo.

Kurse, tha se skenari më pak i pranueshëm është që viktima është lënë pas i lënduar rëndë në atë mënyrë që nuk ishte në gjendje as të ecte as vraponte për të kërkuar ndihmë dhe teorikisht mund të ishte vrarë nga zjarri i armikut.

Gjatë kësaj seance, Anni Pues la diskutuar edhe për kredibilitetin e disa dëshmitarëve dhe dëshmitë pranë panelit.

“Kemi parë se disa dëshmitarë janë paraqitur në mënyra të ndryshme gjatë këtij gjykimi, kemi pa sjellje shumë të largët, momente për të qëndruar në kontroll, momente zemërimi, shkurtimisht kemi parë gamë sjellje të ndryshme të shfaqura nga ata që kanë raportuar krimet. Kjo gamë sjelljesh pritet nga viktimat e ngjarjeve traumatizuese”, tha ajo.

Për dëshmitarin 04669, Pues ka thënë se ishte një viktimë e drejtpërdrejtë që dëshmoi në këtë gjykatë dhe se i njëjti ishte i besueshëm.

“Ai dëshmoi në mënyrë të qetë, të përmbajtur, mbështetur nga gjuha e trupit të tij, duke bërë përpjekje të mëdha që emocionet negative mos t’i linte të ndërhynin në tregimin e tij të ngjarjeve”, tha ai, duke shtuar se edhe ai iu nënshtruar ekzaminimit të ekspertëve që tregoi se trupi i tij i mbushur me shenja përputhej me tregimin e tij për rrahjet që kishte pësuar”, ka thënë Pues.

Ndërsa, për dëshmitarin 03593, ajo tha se nuk ka dyshim se është ndaluar arbitrarisht dhe i është nënshtruar torturës e trajtimit mizor.

“Ai madje u përpoq të na tregonte edhe shenjat që dukeshin fizikisht, raportoi shumë nga treguesit e traumave, anktheve e shqetësimeve që kishin me gjumin”, tha ajo.

Sipas saj, të gjitha viktimat e drejtpërdrejta kanë dhënë rrëfime për përvojat e tyre në Zllash që nuk lë dyshim se kanë ndodhur tortura dhe se janë bërë nga njësiti BIA nën komandën e Salih Mustafës që është përgjegjës për këto krime.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika