“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” organizata terroriste, avokati Jashari: Kjo e hap frontin për luftë kundër kriminalitet në veri

"Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj"

Avokati, Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur  terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.

Sipas Jasharit, ky vendim e hap rrugën drejt luftimit kudër kriminalitet në veri të Kosovës, duke theksuar se kjo “ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”.

“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj…E që nënkupton që me këtë vepër penale inkriminohet edhe një sërë veprime që në rrethana normale nuk do të ishin. Siç është pjesëmarrja në grupe terroriste, rekrutimi… Vetëshpallja është një sinjal për prokurorin e shtetit, që ia hap horizontin për të luftuar krimin… Kjo e hap frontin dhe e ndryshon taktikën e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë të caktuar, ngase kemi hyrë në një terren krejt ndryshe”, ka thënë Jashari në emisionin “FIVE” në RTV  Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika