Mbrojtja e Izraelit është e domosdoshme. Po kështu është edhe ndihma e civilëve në Gaza
Ndihma e shpejtë e Kongresit do të na lejojë që ta vazhdojmë ndihmën për Ukrainën, ndërsa ajo ruan demokracinë, tokën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë. Do te forcojë dorën tonë në një konkurrencë strategjike me Kinën. Kjo do të sigurojë që ne mund ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet vet, […]
Ndihma e shpejtë e Kongresit do të na lejojë që ta vazhdojmë ndihmën për Ukrainën, ndërsa ajo ruan demokracinë, tokën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë. Do te forcojë dorën tonë në një konkurrencë strategjike me Kinën. Kjo do të sigurojë që ne mund ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet vet, ndërkohë që ndihmojmë civilët e kapur palestinezë në sulmin e kryqëzuar të Hamasit.
Të marra së bashku, ky investim do të tregojë vendosmërinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të qëndruar me aleatët dhe partnerët tanë, duke u përballur me autokratët dhe terroristët dhe për të qëndruar për një rend ndërkombëtar që mbron interesat dhe vlerat e Amerikës.
Disa në Kongres janë duke e bërë këtë çështje vetëm për ti financuar vetëm disa pjesë të kërkesës së Presidentit, duke përfshirë edhe propozimet për të ndërprerë ndihmën e civilëve në Gaza.
Kjo do të ishte një gabim i rëndë.
Kjo do ti thellojë edhe më shumë vuajtjet e më shumë se 2 milion civilëve palestinezë- duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuar dhe popullsi tjera të cenueshme- të cilët nuk kanë asnjë lidhje me sulmet e mjerueshme të Hamasit. Kjo do ta dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal të Izraelit. Dhe do ti përkeqësojë problemet dhe rreziqet që do t’i kushtojnë taksapaguesve amerikanë shumë më tepër me kalimin e kohës.
Që nga momenti që Hamasi masakroi më shumë se 1,400 njerëz në Izrael, duke përfshirë së paku 35 qytetarë amerikan, dhe mori më shumë se 230 pengje, Presidenti Biden ka pohuar vazhdimisht të drejtën e Izraelit — në të vërtetë, është e obligueshme – ta mbrojë veten dhe ta parandaloj Hamasin nga kryerja e një sulmi të tillë përsëri.
Presidenti e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë që Izraeli të ka çka i nevojitet për ta mbrojtur popullin nga kërcënimet, duke përfshirë nga Irani dhe grupet e tij përfaqësuese. Ndihma për sigurinë në kërkesën tonë shtesë do të na lejojë të përmbushim atë angazhim.
Në të njëjtën kohë, mënyra se si Izraeli e mbron vetveten ka një rendësi shumë të madhe.
Civilët palestinez nuk janë fajtorë për mizoritë e Hamasit apo për krizën e rëndë humanitare në Gazë. Ata janë viktimat e tij. Sikur me civilët në çdo konflikt, jetët e civilëve palestinez duhet që patjetër të mbrohen.
Kjo do të thotë fluksi i ushqimit, ujit, ilaçeve, karburantit dhe ndihmave të tjera thelbësore humanitare duhet të rritet- menjëherë dhe në mënyrë të konsiderueshme. Do të thotë që civilët palestinez duhet të jenë në gjendje që të qëndrojnë jashtë rrezikut. Do të thotë se duhet marrë çdo masë paraprake e mundshme për të mbrojtur vendet humanitare. Dhe do të thotë që pauzat humanitare duhet të merren parasysh për këto qëllime.
Respektimi i këtyre standardeve është i vështirë, aq më pak kur përballesh me një armik që në mënyrë cinike dhe monstruoze përdor civilët si mburoja njerëzore dhe lëshon raketa nga spitalet, shkollat, dhe ndërtesat banuese.
Pavarësisht këtyre sfidave, parandalimi i një katastrofe humanitare në Gazë është jetike për sigurinë e Izraelit.
Pa ndihmë të shpejtë dhe të qëndrueshme humanitare, konflikti ka më shumë gjasa të përhapet, vuajtjet do të rriten, dhe Hamasi bashkë me sponsorët e tij do të përfitojnë duke e modeluar veten si shpëtimtare mes vete dëshpërimit që krijuan. Dhe thellimi i krizës do të minojë mundësinë e integrimit të mëtejshëm midis Izraelit dhe fqinjëve të tij.
Ofrimi i ndihmës dhe mbrojtjes së menjëhershme për civilët palestinez në konflikt është gjithashtu një themel i domosdoshëm për gjetjen e partnerëve në Gaza, të cilët kanë një vizion të ndryshëm për të ardhmen nga Hamasi – dhe që janë të gatshëm të ndihmojnë në realizimin e tij. Ne nuk mund ti gjejmë ata partnerë nëse ata konsumohen nga një katastrofë humanitare dhe tjetërsohen nga indiferenca jonë e perceptuar ndaj gjendjes së tyre.
Me pakë fjalë, mbrojtja e civilëve palestinez dhe lehtësimi i ndihmës humanitare nuk janë vetëm gjërat e duhura për të bërë për Izraelin- por ato do të avancojnë sigurinë e tij afatgjate. Kjo është arsyeja se pse liderët e Izraelit ia kanë bërë të qartë Presidentit Biden, dhe anëtarëve të Kongresit se ata mbështesin ofrimin e ndihmës humanitare të Shteteve të Bashkuara për Gazën.
Trajtimi i krizës humanitare në Gaza përputhet gjithashtu me parimet me të thella të kombit tonë, duke përfshirë besimin tonë se çdo jetë civile është po aq e vlefshme dhe po aq e denjë për mbrojtje – pavarësisht nga kombësia, etnia, mosha, gjinia apo besimi.
Kjo është ajo që ne do të prisnim nëse do të gjenim civilët tanë- dhe familjet tona- të bllokuar në një konflikt. Ne gjithashtu do të dëshironim të ishin në gjendje të ushqenim të dashurit tanë, të kujdeseshim për të sëmurit tanë, të kishim ujë të sigurt për të pirë dhe të mbroheshim nga sulmet. Ne duhet të kërkojmë më shumë për civilët palestinez.
Të gjitha janë arsyet që Shtetet e Bashkuara kanë punuar pa pushim me Izraelin, Egjiptin, Kombet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë për të gjetur mënyra për të lejuar që ndihma e qëndrueshme humanitare të rrjedhë për civilët në Gaze, duke vendosur masa rigoroze monitorimi dhe inspektimi për të parandaluar devijimin e ndihmës për Hamasin ose ndonjë grup tjetër terrorist. Asnjë ndihmë humanitare nuk po shkon në Gazë pa u inspektuar më parë.
Sigurimi i rrjedhës së fuqishme të ndihmës humanitare ishte një fokus kyç i udhëtimit tim në rajon dhe ai i Presidentit Biden, i cili siguroi marrëveshje me partnerët tanë për të vendosur mekanizmat që po lejojnë që ndihma të hyjë përsëri në Gaza.
Presidenti Biden emëroi një nga diplomatët më të lartë të Amerikës, ambasadorin David Satterfield, për të shpejtuar përpjekjet tona humanitare në terren.
Ndërsa Amerika ka një interes të thellë në adresimin e këtyre krizave, ne nuk duhet ta mbajmë vetëm këtë barrë. Kjo është arsyeja pse ne po mbledhim të tjerët që të ngjiten me ne. Ne rastin e Gazës, më shumë se 30 qeveri tashmë janë zotëruar të bashkohen me ne në mbështetjen e përgjigjes humanitare. Dhe ne do të sjellim më shumë në bord, duke udhëhequr nga fuqia e shembullit tonë.
Ne nuk duhet të zgjedhim midis mbrojtjes së Izraelit dhe ndihmës së civilëve palestinezë. Ne mund dhe duhet t’i bëjmë të dyja. Kjo është mënyra e vetme për të qëndruar në mënyrë të vendosur pranë një prej aleatëve tanë më të afërt, për të mbrojtur jetët e pafajshme, për të mbështetur rregullat ndërkombëtare të rrugës që në fund të fundit përfitojnë popullin amerikan dhe për të ruajtur rrugën e vetme të qëndrueshme drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët: dy shtete për dy popuj.
Çdo anëtarë i Kongresit që kujdeset për sigurinë e Izraelit- ose Amerikës- duhet të mbështesë ndihmën e mbrojtjes dhe humanitare për të adresuar këtë konflikt.














