Mbrojtja e Kadri Veselit i reagon Prokurorisë për përgjimet në burg: Fakte të shtrembëruara nga incizime klandestine

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar ashpër pretendimet e prokurorisë në lidhje me bisedat e përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ata kanë thënë se bisedat janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga prokuroria, duke u bazuar në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar ashpër pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.

Në fakt, mbrojtja e Veselit konstaton se klienti i tyre në asnjë moment nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve apo dëshmitë e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk ka penguar procedurat pranë Dhomave të Specializuara.

Në shkresën e Ben Emmerson, thuhet se në fakt Veseli ka bërë të kundërtën e asaj që pretendon prokuroria.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë se Veseli ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurat”, thuhet në shkresën e Emmerson.

Sipas avokatit britanik, nga volumi i madh i provave që ka dhënë prokuroria, Veseli vetëm sa thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i qaset asnjë dëshmitari, pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte.

“ZPS-ja ka paraqitur një pamje të shtrembëruar, pa identifikuar qartë se çfarë pretendon, se z. Veseli ka bërë gabim. Në fakt, shqyrtimi i plotë i materialit të shpalosur dëshmon përfundimin e kundërt nga rasti i paraqitur nga SPO kundër z. Veseli”.

Emmerson përgjimin në dhomat e Qendrës së Paraburgimit në Hagë i ka quajtur si mënyrë klandestine nga SPO.

Mbrojtja e Veselit ka dëshmuar konkretisht se si në tri raste nuk qëndrojnë aspak pretendimet e prokurorisë.

“Sa i përket dërgimit të mesazheve nga qendra e paraburgimit Veseli thjesht thotë që “secili ka grupin e vet të avokatëve dhe ju betohem, nuk ka arsye për të dërguar mesazh nga ky vend… Jo, sepse jam duke folur, por nuk ka asgjë për të … çfarë do të thuash?”

Ai paralajmëroi në mënyrë specifike një nga vizitorët e tij: “Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe të thotë ‘Unë jam [dëshmitar]’, mund t’i thuash thjesht ‘thuaj të vërtetën’, ‘vetëm mos gënje’, thjesht mos gënje. Nuk ka nevojë të flasësh; ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm të mos gënjejë. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo eshte. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”, ka shkruar mbrojtja.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika