Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Sophie Menegon kërkoi që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues.

Sipas Menegon, vendimi i Gjykatës nuk duhet të mbështetet në spekulimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por në prova.

“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg zotin Thaçi për 6 vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi i juaj që të bazohet në prova dhe jo në spekulime edhe që të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.

Ajo tha se dëshmitarët që i përmend Prokuroria, kur janë thirrë për të dëshmuar, kanë pohuar se nuk janë ndikuar nga askush.

“Dëshmitarët e përmendur në aktakuzë siç është Mustafa (Remi), Bislim Zyrapi apo dëshmitari 4 kur janë marrë në pyetje nga ZPS-ja kanë pohuar se nuk ka ndërhyrë askush tek ata”, shtoi Menegon.

Avokatja Menegon tha se në këtë çështje nuk ka asnjë viktimë, dhe se nga ZPS-ja nuk provohet fajësia e klientit të tij.

Sipas Menegon, ZPS-ja po kërkon dënim për Thaçin, me arsyetimin se i duhet t’i mbulojë dhe arsyetojë sipas saj masat tejet ndërhyrëse që janë marrë ndaj Thaçit për muaj të tërë.

“Pra, incizimi i fshehtë i të gjitha bisedave të tij dhe bisedave telefonike dhe bisedave jo të privilegjuara, përfshirë me bashkëshorten dhe djalin e tij”, tha ajo./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika