Mbrojtja thotë se Pjetër Shala nuk është kriminel

Avokati tha se Shala nuk përzgjodhi të luftonte popullsinë serbe dhe asnjëherë nuk ka sulmuar një anëtar të popullsisë civile serbe dhe nuk ka sulmuar asnjë person për shkak se ishte serb

Jean-Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës, në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar se Shala nuk është kriminel.

Avokati tha se Shala nuk përzgjodhi të luftonte popullsinë serbe dhe asnjëherë nuk ka sulmuar një anëtar të popullsisë civile serbe dhe nuk ka sulmuar asnjë person për shkak se ishte serb, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, deklaroi se të gjithë duhet të njohin historinë kontestuale të përmendur dhe se gjykata duhet të pranojë të njohin burimet dhe arsyet se pse Shala vendosi të bëhet pjesë e rezistencës dhe luftës së armatosur.

“Mbrojtja e Shalës nuk është dakord me prezantimin e bërë nga ZPS dhe mbrojtja e viktimave, mënyrën se si vendosën të prezantonin zotin Shala. Portretizimi i Shalës prej tyre është fals. Në këtë fazë mund të them dy reflektime që i mendoj të rëndësishme për t’i theksuar. Së pari mund të bëj vetëm një apel të përgjithshëm për të qenë të kujdesshëm, kujdes ju lutem sepse kujdesi është i nevojshëm. Dëgjova dje disa gjëra shumë të çuditshme, së pari kolegët e mi si shembull kolegët nga ZPS folën për klimën e frikësimit të dëshmitarëve, ju lutem ku? Në çështjen e zotit Shala kur ka ndodhur? Ku, në çfarë momenti, çfarë ngjarje, ju lutem vetëm një na thoni”, tha avokati.

Ai shtoi se këtu janë specifikisht për çështjen kundër Shalës dhe nuk ka arsye që të përdoren prezumime nga çështjet e tjera apo fakte nga çështjet e tjera në rastin kundër Shalës.

Sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë pretendim që e lidh Shalën me ndonjë veprim hakmarrës dhe thotë se është e rëndësishme që kjo të thuhet për publikun, pasi publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën dhe jo të dëgjojë një skenar.

“Mbrojtja e zotit Shala vëren në këtë fazë atë që quhet një mungesë reale e informacionit rigoroz që ka të bëjë me të shkuarën e zotit Shala, është e çuditshme të ketë një çështje pa ditur asgjë për fëmijë dhe vitet e tjera të zotit Shala dhe kolegët e nderuar nuk thanë asnjë për Shalën, familjen e tij, historikun e tij dhe se si zoti Shala u bë pjesë e UÇK-së”, tha avokati tutje.

Sipas tij, sigurisht disa gjëra të pakëndshme kanë ndodhur në të shkuarën e tij dhe u thanë aty-aty, por asgjë sipas tij nuk ishte objektive lidhur me atë se nuk duhet të ishte asgjë tjetër përveç thashetheme, përveç fjalë, dhe shtoi se është i shqetësuar për mënyrën e procesit gjyqësor.

“Megjithatë për mua, kjo çështje penale nuk ka informacion të mjaftueshëm, është i mbështetur në thashetheme. Do të doja të tregoni pak më tepër modesti në këtë aspekt. Dua të ju kujtoj se zoti Shala është dhe mbetet deri në momentin kur të vendoset nga trupi gjykues në një situatë të ndryshme, zoti Shala është tërësisht i pafajshëm derisa të dënohet nga gjykata dhe ajo që dëgjova dje është që ju vendos gishti fajtor, ky është fillimi i procesit gjyqësor”, deklaroi tutje avokati.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika