Mbyllen dy dyqane të shitjes së telefonave mobilë nga aksioni i Inspektoratit të Tregut

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me Policinë e Kosovës (Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit) kanë kryer një aksion nëpër dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, thuhet se gjatë këtij aksioni janë inspektuar 31 dyqane të shitjes së telefonave mobilë, me ç’rast janë konfiskuar 118 telefona të mençur, 3 tableta (IPod), 11 palë kufje (Airpods).

“Po ashtu një dyqan është mbyllur nga Inspektorati i Tregut në mungesë të dokumentacioneve (biznes i paregjistruar), ndërsa një dyqani tjetër i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë deri në verifikimin e plotë të gjendjes.

Qëllimi i këtij aksioni ishte dyshimi për kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi dhe shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Inspektorati i Tregut e ka në prioritet luftimin e informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare si dhe mbrojtjen e konsumatorit, prandaj do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në të ardhmen.

“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sa herë të ballafaqohen me praktika mashtruese në treg, ankesat e tyre t’i deponojnë në platformën elektronike: https://konsumatori.rks-gov.net ose të thërrasin (pa pagesë) në numrin e telefonit: Tel:  0800 11 000.

Secila ankesë trajtohet me shumë përkushtim dhe korrektësi”, thuhet më tej.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika