Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar 98 inspektime të përbashkëta në qendra masazhi dhe lokale muzikore në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, si rezultat i konstatimit të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, njofton Dukagjini.
Dy prej tyre ndodhen në Komunën e Gjakovës, ndërsa një në Komunën e Rahovecit.
Gjatë aksionit inspektues, IQMT ka shqiptuar gjithashtu pesë gjoba ndaj subjekteve ekonomike që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të kontrollit.