Mbyllen vendvotimet në veri

Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, u mbyllën të dielën në orën 19:00

Qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës janë mbyllur në orën 19:00, ku për 12 orë qyetarët kanë psaur mundësinë për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, bartjen e materialeve zgjedhore po e siguron Policia.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 203 qytetarë në Leposaviq, Zubin-Potok e Mitrovicë të Veriut.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17, dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Por, asnjë nuk ka dalë të votojë në Zveçan.

Pamje nga Leposaviqi, 21 prill 2024.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet të votojnë 50 për qind plus një votues, në mënyrë që procesi të jetë i suksesshëm dhe të zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika