Mbyllet edicioni i III i Simpoziumit Ndërkombëtar “Filozofema” në Prishtinë

Në datat 20–21 tetor 2025, Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë, organizoi edicionin e tretë të Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisciplinar “Filozofema”.

Ky edicion u fokusua mbi dy tema kryesore: “The Question Concerning AI” dhe “Image, Film and Philosophy”.

Dita e parë trajtoi inteligjencën artificiale si një mënyrë të re të zbulimit, duke u ndalur te aspektet ontologjike, etike dhe politike të teknologjisë. Panelistë ndërkombëtarë nga Austria, Kroacia, Libani, Maqedonia e Veriut, Holanda dhe Kosova diskutuan mbi dilemat etike të AI-së, fuqinë shpëtuese të teknologjisë, rezistencën ndaj pushtetit algoritmik dhe rëndësinë e studimeve humane në epokën e inteligjencës artificiale.

Dita e dytë u përqendrua te imazhi, filmi dhe filozofia, duke trajtuar marrëdhënien mes ontologjisë së imazhit, estetikës së horrorit, inteligjencës artificiale në kinematografi dhe interpretimit filozofik të kohës. Diskutimet u shoqëruan me shfaqjen e filmit “Abschied von Gestern” të Alexander Kluge-së, dhe një tryezë diskutimi mbi rëndësinë kulturore të tij në Kosovë.

Edicioni i III i simpoziumit shndërroi Prishtinën në një qendër reflektimi ndërkombëtar mbi marrëdhënien njeri–teknologji–imazh, duke lidhur filozofinë me artin, etikën, edukimin dhe estetikën bashkëkohore.

Sot nis edicioni i Ill-të i Simpoziumit “Filozofema” per Filozofi, Art dhe Teknologji

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika