Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka mbaruar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

Deri tani vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët.

Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën apo 61,11% të totalit të numëruar ose 121.815, ndjekur nga Partia Demokratike me 23,56% ose 46,954, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vend të tretë për votat nga diaspora me 7,41% të totalit ose 14.768 vota.

Diaspora shqiptare votoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të KQZ-së, gjithsej janë numëruar 201.558 zarfe të dërguara me postë nga 245.935 që ishin zgjedhësit në listën e miratuar nga KQZ-ja, ose me një pjesëmarrje të diasporës gati 80 për qind./RTSH

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika