Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, mbyllja bëhet për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe do të jetë në fuqi nga 13 korriku 2026, në orën 20:00, deri më 16 korrik 2026, në orën 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët janë udhëzuar të përdorin rrugët alternative:
Rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”;
Rrugën “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Komuna ka bërë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të jetë e mundur, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të menaxhohet përmes sinjalizimit dhe personelit në terren.