Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 20 korriku deri më 11 gusht 2026.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, duke i bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative për qarkullim.