Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë
Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pasi uji i saj nuk i plotëson standardet e kërkuara të pastërtisë. Vendimi u mor pas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili analizoi mostrat e ujit të marra nga pishina. Rezultatet paraprake […]
Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pasi uji i saj nuk i plotëson standardet e kërkuara të pastërtisë.
Vendimi u mor pas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili analizoi mostrat e ujit të marra nga pishina. Rezultatet paraprake treguan se uji nuk është i sigurt për përdorim.
Kjo nuk është hera e parë që pishina përballet me probleme,l më 14 korrik ajo ishte mbyllur për katër ditë për inspektim teknik dhe testim të sistemeve të filtrimit.
Sipas IKSHPK-së, më 23 korrik janë marrë edhe mostra të reja, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen më 25 korrik.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar duke thënë se problemi është i përkohshëm dhe lidhet edhe me mungesën e ujit për shkak të vapës.















