Mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë pas dëmtimeve nga vërshimet
Komuna e Drenasit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të urës në segmentin e rrugës Drenas- Shtrubullovë-Krajkovë, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit. Sipas njoftimit zyrtar, ura që ndodhet në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. “Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura […]
Komuna e Drenasit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të urës në segmentin e rrugës Drenas- Shtrubullovë-Krajkovë, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, ura që ndodhet në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
“Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.















