Mbyllet procesi i votimeve për zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Procesi i votimeve për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ka përfunduar

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

Pas nëntë orësh, tashmë ka përfunduar procesi i votimeve për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zgjedhjet e brendshme të partisë në pushtet kanë filluar nga ora 10:00 e mëngjesit të së dielës së 25 shtatorit, ndërsa votimet janë mbyllur në orën 19:00, është bërë e ditur nga burimet e Portalit Dukagjini brenda LVV-së.

Për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk pati kundërkandidat.

Siç është deklaruar nga LVV-ja, ky ka qenë qëndrimi i të gjithë anëtarëve të partisë.

Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministri i Republikës, Albin Kurti, pas votimit në procesin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes ka ftuar të gjithë anëtarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqje të mira dhe struktura të reja për 4 vjetët e ardhshme.

“Është ditë e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se i kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtar i subjektit tonë politik mund dhe duhet të dëgjohet. Në qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbahen zgjedhjet për Kryetar të Lëvizjes, për Kryetare të strukturës së re “Gratë për VETËVENDOSJE!”, për strukturën po ashtu të re “Rinia për VETËVENDOSJE!,” por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave në 26 sosh’’, ka thënë Kurti.

Ai, po ashtu, theksoi se me këto struktura të reja, “ne synojmë që në kuadër të drejtimit tonë progresist ta bëjmë një organizatë edhe më të fuqishme”.

Në këto zgjedhje për herë të parë është votuar dhe vendosur për strukturat e para të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!.

Kandidati për kryetar të organizatës RVV, Behar Jashari, përmes demokracisë së brendshme ka marrë pjesë në procesin e votimit, duke ftuar edhe të rinjtë e të rejat e Lëvizjes të bëhen pjesë të vendimarrjes për strukurat e reja të kësaj organizate e Lëvizjes në përgjithësi.

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! sivjet për herë të parë është votuar edhe për udhëheqjen e organizatës së re ‘’Gratë për VETËVENDOSJE!’’.

“Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen, por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend’’, tha kandidatja për kryetare të organizatës Gratë Për VETËVENDOSJE! njëherit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas procesit të votimit në kuadër të zgjedhjeve në LVV.

Ajo, ndër të tjera, deklaroi se sivjet për herë të parë po themelojnë edhe organizatë të rinisë dhe atë të gruas. “Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore”.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shfrytëzoi të drejtën e tij të votimit.

Ai ka thënë se zgjedhjet brendapartiake janë një tregues themelor për të eksploruar autenticitetin e demokratizimit dhe decentralizimit të partive politike.

Ai ka theksuar se brenda Lëvizjes ka pasur një pjesmarrje shumë të kënaqshme politike, me një gjithëpërfshirje të jashtëzakonshme të të gjitha shtresave dhe niveleve, e sidomos të të rinjve dhe të rejave për poste të rëndësishme brendapartiake dhe lokale.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika