Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Eqrem Çabej” nga ora 06:00 deri në orën 18:00 këtë të diel do të jetë e mbyllur.

Rruga nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, do të jetë shesh-xhirimi për një skenë të filmit “DUA”, njofton Dukagjini.

Komuna, mes tjerash, ka apeluar tek qytetarët që të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.