Mbyllja e kapitullit 20, Kos përgëzon Shqipërinë: Përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë për përparimin në procesin e negociatave dhe vlerësoi reformat e ndërmarra nga vendi. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ajo tha se mbyllja e kapitullit 20 sjell përfitime për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri.

“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot falë punës së madhe të Shqipërisë dhe mbështetjes së vendeve anëtarëve, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, reformave dhe kapitulli 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE, sidomos teknologjive të reja. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, shqiptare që është e gatshme të zhvillohet në tregun e përbashkët të BE”, deklaroi Kos.

Sipas saj ambicia e Shqipërisë për të mbyllur reformat deri në fund të vitit 2027, duhet të përfshijë të gjithë, se anëtarësimi në BE është objektiv kombëtar.

“Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje dhe ju zonja ministre, e dashur Delina kjo është arritja juaj. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur reformat deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por për ta arritur këtë Shqipëria duhet të japë rezultate sidomos për themeloret dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë se anëtarësimi në BE është objektiv kombëtar. E ardhmja e Shqipërisë është në BE së bashku me ju kryeministër po e bëjmë realitet” theksoi ajo./A2CNN

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika